Vonesa që i shpëtoi jetën pasagjerit të 58-të të avionit në Brazil
Adriano Assis do të kishte qenë pasagjeri i 58-të që do të vdiste në aksidentin tragjik, në Sao Paulo.
Ai kishte ngatërruar detajet e fluturimit Voepass 2283 dhe arriti vonë në aeroport. Pasi debatoi me një punonjës që nuk e lejoi të hipte në avion, u largua.
Disa orë pas tragjedisë, ai doli në intervista të ndryshme duke thënë se nuk i di as emrin punonjësit që i shpëtoi jetën thjesht duke bërë siç duhet punën e tij.
“Nëse ai njeri s`do ta kishte bërë siç duhet punën, do më kishte toleruar të hipja në avion, edhe pse isha vonë dhe unë nuk do isha duke dhënë këtë intervistë sot këtu”, thotë Adriano që po, këtë e ka një jetë të dytë.
Nga ky aksident ajror humbën jetën 61 persona, 57 pasagjerë, mes tyre dy fëmijë. 8 mjekë onkologë që ishin nisur për një konferencë dhe 4 anëtarë të bordit.