Lajme nga Bota

Voto sikur jeta jote të varej nga ajo!

Voto sikur jeta jote të varej nga ajo!

Këngëtarja Beyonce u bën thirrje komuniteteve me ngjyrë që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme amerikane.

Gjatë një eventi ku u nderua për punën humanitare në BET Awards, Beyonce u ndal tek protestat e mbajtura javët e fundit në SHBA dhe tha:

Ju u keni dëshmuar paraardhësve tanë se luftërat e tyre nuk ishin të kota. Unë po ju inkurajoj që të vazhdoni të merrni masat, të vazhdoni të ndryshoni dhe të çmontoni një sistem racist dhe të barabartë. Ne duhet të votojmë sikur vota jonë të varej nga ajo.

Michelle Obama ishte një nga personazhet që e vlerësoi angazhimin e saj për komunitetet e njerëzve me ngjyrë. Amerikanët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për presidentin. Joe Biden është përballë Donald Trump.