Lajme nga Bota

Vrasja aksidentale e Kineastes nga Alec Baldwin: Ekipi i xhirimit u largua disa orë para se të ndodhte ngjarja

Vrasja aksidentale e Kineastes nga Alec Baldwin: Ekipi i xhirimit u largua disa

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike në xhirimet e filmit Rust, ku aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjizorin Joel Souza.

Thë Times raporton se në momentin e të shtënave gjysma e ekipit të xhirimit ishte larguar nga sheshxhirimi për të protestuar për kushtet e punës. Burime tregojnë se ekipit xhirues iu sigurua se dhomat e hotelit do të paguheshin nga produksioni, por kjo nuk ndodhi dhe ata ishin të detyruar të udhëtonin çdo ditë 50 milje për të shkuar në punë. Një punonjës tha se Hutchins i kishte mbështetur kërkesat e tyre para fundit tragjik.

Vrasja aksidentale e Kineastes nga Alec Baldwin: Ekipi i xhirimit u largua disa

Në një deklaratë të dhënë për Times, Rust Movie Productions tha:

Siguria e kastit dhe punonjësve tanë është përparësia kryesore e Rust Productions. Megjithëse nuk jemi vënë në dijeni për ndonjë ankesë zyrtare në lidhje me sigurinë e armëve në set, ne do të kryejmë një rishikim të brendshëm të procedurave tona derisa prodhimi të jetë mbyllur. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet e Santa Fe në hetimin e tyre dhe do të ofrojmë shërbime të shëndetit mendor për aktorët dhe ekipin gjatë kësaj kohe tragjike.”

Ekipi thuhet se mbërritën në xhirime në 6:30 të mëngjesit dhe filluan të grumbullonin gjërat e tyre.

Më pas, një punonjës në stafin e producentit thuhet se u kërkoi anëtarëve të sindikatave të dilnin nga grupi, duke kërcënuar se do të thërriste sigurimin nëse nuk largoheshin vetë.

Ngjarja e të enjtes është ende në hetim, por The Times raporton se arma gaboi tre herë para incidentit që vrau Hutchins, dy herë të shtunën dhe një herë javën e kaluar, sipas një burimi nga stafi.

Gjithashtu raportohet se gjendja e regjizorit Joel Souza është përmirësuar dhe ai ka dalë nga spitali.

Tiranapost.al.Z.B