Lajme nga Bota

Vrasja e Caroline/ Psikologia publikon informacione të reja: Nuk i thashë më parë, sepse më kërcënuan

Vrasja e Caroline/ Psikologia publikon informacione të reja: Nuk i

Një tjetër rrëfim intrigues i është shtuar thriller-it të vrasjes së 20 vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj grek Haralmbos Anagnostopulos në Glika Nera.

Psikologia e çiftit që i këshilloi për rreth gjashtë muaj i ka dhënë një dëshmi Policisë që flet për anën e errët të marrëdhënies në dukje perfekte. Psikologia Eleni Milonopulu ka thënë se përgjatë 20 seancave që ata bënë së bashku, Haralambos tentonte të shfaqte problemet në çift si depresion të Caroline dhe ajo duket se e konfirmonte këtë histori.

Megjithatë, në të vetmin moment brenda një seance kur bashkëshorti vrasës mungonte nga salla e konsultimit, Caroline i tregoi asaj se ishte e palumtur dhe se donte të ndahej me Haralambos, pasi sipas rrëfimit të psikologes, britanikja i kishte thënë se “rashë në dashuri me imazhin perfekt dhe të rremë që ai ndërtoi, ndërkohë burri që ai është vërtet më neverit”.

Psikologia ka justifikuar heshtjen e saj me faktin që pas vdekjes së 20-vjeçares ajo ka marrë mesazhe kërcënuese për të mos folur. Policia Greke ka njoftuar se po analizon mesazhet dhe po punon për identifikimin e dërguesve të tyre.

Ngjarja shton pikëpyetjet në lidhje me jetën në çift të Haralambos me Caroline dhe me faktin se ai ka aleatë jashtë burgut të cilët janë të gatshëm të kërcënojnë për të mbrojtur imazhin e tij.

Tiranapost.al