Lajme nga Bota

Vuçiç: Ndihem si delja e zezë sot, por Ursula von der Leyen më trajtoi me mirësjellje

Vuçiç: Ndihem si delja e zezë sot, por Ursula von der Leyen

Në Bullgari është vënë sot në punë një interkonektor gazi 182 kilometra i gjatë, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Greqi dhe në këtë mënyrë rajoni do të marrë një furnizim alternativ me gazin rus.

Në inaugurim morën pjesë zyrtarë të lartë nga rajoni, si dhe presidentët e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Azerbajxhanit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkoi të njëjtin trajtim për Serbinë si për vendet e BE-së, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

Ai përgëzoi liderët bullgarë dhe grekë dhe tha se i vjen keq që askush nuk besonte në rëndësinë e këtij projekti.

“Besoj se do të kemi një dimër dhe vjeshtë të vështirë, edhe më të vështirë sesa tha këtu (Komisioni Evropian) Ursula Von der Leyen. Kisha një dilemë para se të vija këtu se si do të sillej me mua, por ishte shumë e sjellshme. Ndihem pak si 'delja e zezë' këtu në shoqërinë e miqve dhe duhet ta falënderoj edhe pse nuk dua t'i bëj lajka. Ajo na ndihmoi shumë kur foli për ndërtimin e një ndërlidhësi ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë dhe më pas Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç dhe shtoi se pa infrastrukturën dhe mbështetjen e BE-së, këto synime nuk do të ishin arritur kurrë.