Lajme nga Bota

Ylli i Tik-Tok, vetëm 16 vjeçe, kryen vetëvrasje!

Ylli i Tik-Tok, vetëm 16 vjeçe, kryen vetëvrasje!

Një yll Tik-Tok-u, Siya Kakkar nga Neë Delhi, ka kryer vetëvrasje. Artistja 16-vjeçare njihej për kërcimet e saj dhe kishte mbi 1.1 milionë ndjekës në TikTok.

Lajmi u konfirmua nga menaxheri i saj, që merrej me menaxhimin e kontratave dhe të postimeve të saj. Ajo u gjet e pajetë mbrëmjen e djeshme në apartamentin e saj.

Ylli i Tik-Tok, vetëm 16 vjeçe, kryen vetëvrasje!

Sipas burimeve nga familjarë, adoleshentja merrte kërcënime në internet. 

“Kjo duhet të ketë ndodhur për shkak të diçkaje personale... një pune të zgjuar me të cilën ajo po merrej. Fola me të një natë më parë për një projekt të ri dhe ajo u soll si normalisht”, tha menaxheri i saj.  

Ndërsa një nga miqtë e saj shkroi:

Ylli i Tik-Tok, vetëm 16 vjeçe, kryen vetëvrasje!

“Fola me menaxherin e saj dhe më tha që kishte diskutuar me të për një bashkëpunim për një këngë dhe dukej në humor të mirë”.  

Policia thotë se është ende herët për të zbuluar motivin e vërtetë të aktit ekstrem./ Burimi The Sun