Lajme nga Bota

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze, ndërkohë ishte martuar me Jackie

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Gunilla von Post ishte një aristokrate suedeze e cila pretendonte se kishte një lidhje dashurie me ish presidentin amerikan John F.Kennedy. Historia daton që në vitet 1950. Marrëdhënia e tyre u detajua në një libër që Gunilla botoi në vitin 1997 me titull: Love Jack!

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Por kush ishte Gunilla von Post?

John Kennedy u takua me Gunillan vetëm pak javë para se të martohej me ish zonjën e parë Jacqueline Bouvier, por lidhjen e mbajti edhe gjatë martesës.

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Gunilla, e cila u vinte një nga familje aristokrate suedeze u takua me Kennedyn gjatë verës së vitit 1953. U dashuruan me shikim të parë dhe e vazhduan lidhjen për tre vjet, ndonëse Kennedy ishte martuar tashmë.

Ai u përpoq që t'i jepte fund martesës së tij me Bouvier gjatë kësaj kohe për të sjellë Gunilla-n në SHBA e për të qenë së bashku, por pasi Bouvier pësoi një abort në vitin 1955 ky plan nuk u zbatua më kurrë!

Historia e tyre është zbuluar nga disa letra, që të dy shkëmbenin me njëri tjetrin.

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Letrat midis Kennedy dhe Gunilla u shkruan kryesisht gjatë viteve 1955-1956 ndërsa Kennedy po shërbente si Senatori i SHBA-ve në Massachusetts.

Në letrat e shkruara Kennedy dhe Gunilla shkëmbenin fjalë dashurie ndaj njëri-tjetrit.

Zbulohet historia e dashurisë së John Kennedy me gruan suedeze,

Në një prej letrave Kennedy shkruante: "Nëse nuk martohesh eja ashtu siç do të doja të të shihja. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme vere me ty. Është një kujtim i ndritshëm i jetës sime, jam i shqetësuar se dua të të shoh. Nuk është e çuditshme pas gjithë këtyre muajve! Ndoshta në fillim, do të jetë paksa e vështirë pasi do të jemi si të huaj - por jo të huaj - dhe jam i sigurt se e gjitha do të funksionojë dhe do mendoj se megjithëse është një rrugë e gjatë për Gunilla-n ia vlen".

Në një tjetër letër ai shkruan: “Ti je mrekullueshme dhe më mungon”!

Por Kennedy dhe Gunilla nuk u takuan më pas vitit 1958. Letrat e dashurisë mes tyre kanë dalë në ankand në Boston të SHBA-ve dhe do të shiten para datës 12 maj. Vlerësohet se letrat do të shiten për shumën 30,000 dollarë.

*Tiranapost.al