Zbulohet një varr masiv në Kiev. Vështirësi për të identifikuar trupat

E Martë 14 Qershor 2022, 10:13
TiranaPost
Një tjetër varr masiv është zbuluar në periferi të Kievit, në Bucha. Trupat e 7 civilëvë, me duar të lidhura, janë hedhur në një llogore.
Investigimi ka nisur jo vetëm për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes, por edhe për të identifikuar trupat. Procesi i dekompozimit e vështirëson akoma më shumë punën.
Aktualisht në Ukrainë ka rreth 1 mijë e 200 trupa ende të paidentifikuar. Po punohet me AND-të. Pas denoncimeve të familjarëve, merren monstrat e tyre dhe krahasohen me profilet gjenetike të viktimave.
Varri i fundit masiv që u gjet në Ukrainë, kishte 160 viktima të cilët ishin vendosur aty nga qytetarët ukrainas. Ata i kishin tërhequr trupat e pajetë nga rruga, të vrarë nga forcat ruse, për t`i vendosur në varret masive.