Pas dy vitesh izoluar thuajse totalisht prej Covid-19, Zelanda e Re ka hapur kufijtë. Të vaksinuarit kundër koronavirusit mund të udhëtojnë në çdo kohë, kurse ata që nuk kanë bërë vaksinën, duhet të kenë një test negativ.
Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur pandemia sapo kishte shpërthyer.
Zelanda e Re konsiderohet si një nga vendet me më pak dëm nga Covid-19. Me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi.