Lajme nga Bota

Zelanda e Re mund koronavirusin

Zelanda e Re mund koronavirusin

Zelanda e Re nuk ka asnjë të shtruar me koronavirus. Pacienti i fundit ka lënë spitalin dhe prej 5 ditësh nuk ka asnjë rast të ri të infektuar.

Në total u konfirmuan 1500 raste për 3 muaj dhe patën 21 viktima.

Kryeministrja Jacinda Ardern mbylli gjithçka, veç shërbimeve më bazike, për të luftuar virusin.

Që nga 27 prilli nisën hapjen graduale dhe ia dolën. Problemi i tyre i vetëm është hapja e kufijve.