Lajme nga Bota

Zelanda e Re ndryshon tërërisht strategji ndaj Covid. Të lirë për të shkuar kudo do të jenë vetëm të vaksinuarit

Zelanda e Re ndryshon tërërisht strategji ndaj Covid. Të

Zelanda e Re do të vërë në zbatim një sistem të ri të jetesës me koronavirus, nga 3 dhjetori, duke i dhënë fund masave të ashpra ndaj koronavirusit.

Zelanda e Re nuk ka mundur të mposht një shpërthim Deltës në Auckland, duke e detyruar kryeministren Jacinda Ardern të braktisë strategjinë e saj të izolimit. Qyteti më i madh i vendit, Auckland, ka qenë në izolim për më shumë se 90 ditë.

“Delta është këtu mes nesh. Unë e di që do të ketë disa që mund të kenë njëfarë ankthi për këto ndryshime, por mund t'ju siguroj se do të vazhdojmë të operojmë në mënyrë të kujdesshme gjithsesi… Në luftën me Covid ne po i afrohemi me shpejtësi fazës tjetër për më shumë liri”, tha Ardern.

Zgjidhjen e ka gjetur.

“Gjëja numër një që mund të bëjë çdo qytetar i Zelandës së Re për t'u përgatitur për sistemin e ri që do të ndjekim, është të vaksinohet”, tha ajo.

Sipas rregullave të reja, shumica e lirive do të jenë të disponueshme, por për ata që janë të vaksinuar. Pra, në restorante, në bare, në parukieri, në palestra do shkojnë vetëm të vaksinuarit. Të tjerët, do të qëndrojnë në shtëpi.

Një strategji të tillë paralajmëroi se do të ndjekë edhe Austria, por pas izolimit total që ka nisur sot.