Lajme nga Bota

Zelanda e Re nuk do i hapë kufijtë për botën këtë vit

Zelanda e Re nuk do i hapë kufijtë për botën këtë

Zelanda e Re do i mbajë të mbyllur kufijtë për gjithë pjesën tjetër të botës këtë vit, për shkak të pasigurisë së përhapjes së dozave të vaksinës anti koronavirusit. Lajmin e bëri me dije kryeministrja Jacinda Ardern e cila tha:

"Ka gjasa që kufijtë tanë të ndikohen për pjesën më të madhe të këtij viti. Ne do të vazhdojmë të ndjekim strategjinë e bubbles për udhëtimet me Australinë dhe Paqësorin, por pjesa tjetër e botës thjesht paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë nëse ndërmarrim rrezikun me kufijtë e hapur".

Suksesi i Zelandës së Re në luftën ndaj pandemisë e ka lejuar atë të heqë kufizimet dhe të bëjë që ekonomia të lëvizë përsëri shumë më shpejt sesa pritej fillimisht, por kufiri i mbyllur po godet industrinë e turizmit. Ndërsa qeveria njoftoi sot se pret të japë miratimin për vaksinën Pfizer / BioNTech javën e ardhshme, Ardern tha se imunizimi masiv nuk do të arrihet deri në mes të vitit.

‘Që të rifillojmë me udhëtimet, do na duhet një nga dy gjërat: Besimi se të vaksinuarit nuk e transmetojnë virusin tek të tjerët, gjë që nuk e dimë ende dhe imuniteti i masës. Të dyja këto mundësi kërkojnë më shumë kohë’.

Bloomberg/ Tiranapost.al.