Lajme nga Bota

Zelanda e Re nxjerr jashtë ligjit pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2004

Zelanda e Re nxjerr jashtë ligjit pirjen e duhanit për të

Një ligj të pazakonshëm ka prezantuar qeveria e kryeministres progresive të Zelandës së Re, Jacinda Arden, teksa ka njoftuar se do të bëjë të jashtëligjshëm blerjen dhe konsumin e cigareve për të gjithë qytetarët e lindur pas vitit 2004.

Qeveria e Zelandës së Re e ka justifikuar këtë vendim me faktin se 4500 njerëz vdesin çdo ditë në botë si pasojë e sëmundjeve që krijohen për shkak të konsumit të duhanit. Objektivi është që në vitin 2025 duhanpirja të ketë rreshtur krejtësisht në ishull.

Ndërkohë, paketa ligjore parashikon edhe masa për ata që kanë lindur përpara 2004-ës, duke ulur nivelin e nikotinës në cigaret që shiten, si dhe duke rritur më tej çmimin nëpërmjet tarifave dhe taksave.

Tiranapost.al