Qëllimi përfundimtar i Ukrainës është të rivendosë integritetin territorial, duke përfshirë Krimenë, ka deklaruar Presidenti Volodymyr Zelensky.
“Ne shpresojmë që Krimea të jetë pjesë e Ukrainës”, tha ai . Rezultati do të përfshijë rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës.
"Fitorja do të jetë e jona."
Faza e parë është të pengojë përparimin rus; faza e dytë për të rimarrë territorin; dhe faza e tretë për të rivendosur integritetin territorial me fjalë dhe diplomaci, tha ai.
Ditën e djeshme teksa foli para Kuvendit të Shqipërisë Zelenksy bëri thirrje të ndaloheshin turistët rusë.
“Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha”, tha para Kuvendit.