Zelensky: Jam president dhe baba i dy fëmijëve, ju siguroj se asnjë armë kimike s`po krijohet në tokën time
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u është përgjigjur akuzave të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, që tha dje se Ukraina po krijon armë kimike e biologjike, për llogari të Amerikës.
Në një video të gjatë, Zelensky nga zyra e tij e presidencës sqaron se si president i një vendi e kombi të denjë, por edhe si baba i dy fëmijëve që po i rrit në Ukrainë, i siguron të gjithë se këto akuza nuk janë të vërteta.
View this post on Instagram
“Unë jam president i një vendi të denjë, një kombi të denjë. Jam baba i dy fëmijëve. Dhe asnjë armë kimike apo ndonjë armë tjetër e shkatërrimit në masë nuk po krijohet në tokën time. E gjithë bota e di këtë. Ti e di atë. Dhe nëse Rusia bën diçka të tillë kundër nesh, ajo do të marrë përgjigjen më të ashpër përmes sanksioneve”, shkruan shoqëruar videos.
Deklaratat e Lavrov u bënë pas takimit të djeshëm me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, në Antalia. Takim i cili nuk rezultoi të ishte i frytshëm.