Lajme nga Bota

Zelensky pushon nga puna edhe shokun e fëmijërisë, pas dyshimeve për tradhti

Zelensky pushon nga puna edhe shokun e fëmijërisë, pas dyshimeve

Janë dy emra që bëjnë më shumë zhurmë ndër ata që pushtoi Volodymyr Zelensky ditën e dielë nga detyra. Ishte në fakt një spastrim i stafit, më i madhi i bërë që prej fillimit të luftës.

Prokurorja e përgjithshme e vendit Iryna Venediktova dhe shefi i shërbimeve sekrete, Ivan Bakanov ishin dy ndër emrat më të diskutuar. Ata ishin shumë pranë Zelensky-t, Bakanov është shoku i tij i fëmijërisë. Mbante detyrën e kreut të Agjencisë së Sigurisë.

Zelensky pushon nga puna edhe shokun e fëmijërisë, pas dyshimeve

Menjëherë pas lajmit për shkarkim nga detyra, Presidenti Zelensky bëri me dije se Ukraina po heton qindra raste për “tradhti” dhe “veprimtari bashkëpunuese”.

Sipas Zelensky-t, më shumë se 60 ish-punonjës, tashmë punojnë kundër Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia. Pjesë e këtij grupi janë si zyrtarë të lartë, ashtu edhe oficerë të policisë.

Ivan Bakanov, kreu i Agjencisë së sigurisë SBU, miku i fëmijërisë së Zelensky-t, më pas bashkëpunëtor gjatë karrierës së tij televizive, menaxher i fushatës zgjedhore, gjithmonë pranë Zelensky-t po hetohet për tradhti.