Zelensky status për shqiptarët: Të vegjël në hartë, të mëdhenj në zemër

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenksy pas fjalimit të tij emocionues para Kuvendit të Shqipërisë në një
video-lidhje, ka bërë një status për popullin shqiptar në Instagram, ku thotë se përzërmërsia e tyre është e madhe pavarësisht se jetojnë në një vend të vogël.
“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në gjendje të tingëllojë në mbështetjen tonë. Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël për guximin. Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është nga më të mëdhajat. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj”, shkruan Zelenksy.
View this post on Instagram