Lajme nga Bota

Zëvendësuan fjalën 'Krishtlindje' me 'Pushime', Papa kritika BE-së

Zëvendësuan fjalën 'Krishtlindje' me

Në një dokument të Bashkimit Europian të hartuar përpara disa javësh mbi rregullat, këshillat dhe orientimet për masat anti-Covid dhe fundvitin, fjala "Krishtlindje" është zëvendësuar nga "Periudha e Pushimeve". Kjo për të përfshirë e për të mos lënë mënjanë besimtarët myslimanë.

Në lidhje me këtë rast Papa Françesku ka reaguar duke thënë:

"Është një dokument i Bashkimit Evropian për Krishtlindje... një anakronizëm. Në histori, shumë e shumë diktatura janë përpjekur ta bëjnë këtë. Mendoni për Napoleonin: më tej... Mendoni për diktaturën naziste, atë komuniste... është një modë e një laicizmi të zbehur... Por kjo është diçka që gjatë gjithë kohës nuk ka funksionuar", duke iu referuar sundimeve që kanë dashur ta zbehin besimin fetar tek njerëzit, por që në fund, asnjëherë nuk ia kanë dalë.

Më tej Papa shton:

"Kjo më bën të mendoj diçka. Bashkimi Evropian duhet të marrë në dorë dhe të ndjekë idealet e baballarëve themelues, që ishin idealet e unitetit, të madhështisë dhe të jetë i kujdesshëm që të mos marrë rrugën e kolonizimit ideologjik. Kjo mund të përfundojë duke i ndarë vendet dhe duke shkaktuar si rrjedhojë dështimin e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian duhet të respektojë çdo vend siç është i strukturuar brenda shumëllojshmërisë së çdo vendi dhe të mos synojë t'i bëjë ato uniforme. Nuk mendoj se kishte për qëllim ta bënte këtë, nuk ishte qëllimi i saj, por kujdes, sepse ndonjëherë vijnë dhe hedhin projekte si ky që në fund nuk dinë çfarë bëjnë".