Lajme nga Bota

Zgjaten kufizimet për udhëtimet në Itali

Zgjaten kufizimet për udhëtimet në Itali                 

Qeveria e re italiane ka miratuar zgjatjen e ndalimit të udhëtimeve jo të domosdoshme mes 20 rajoneve të vendit. Sipas vendimit kufizimet do të vazhdojnë deri në datën 27 Mars, një zgjatje kjo që u imponua nga ritmi i infektimeve i cili vazhdon të jetë i lartë për shkak të mutacioneve të reja të COVID-19 i cili tashmë është edhe më i rrezikshëm dhe prek edhe më të rinjtë.

Gjithashtu, qeveria e re ka sanksionuar se nuk mund të vizitojnë më shumë se 2 të huaj banesën e një tjetri dhe se duhet të shmanget puna jashtë shtëpisë në rast se nuk është absolutisht e domosdoshme.

Kryeministri Mario Draghi është shprehur se qeveria po bën të pamundurën për të vaksinuar të gjithë grupet vulnerabël në Itali brenda muajve të ardhshëm, çka do të përbënte një hap galopant drejt rikthimit në normalitet.

Tiranapost.al