Lajme nga Bota

Zgjedhje lokale në Francë/ Rekord mospjesëmarrjeje, Republikanët në avantazh, Macron dhe Le Pen zhgënjehen

Zgjedhje lokale në Francë/ Rekord mospjesëmarrjeje,

As presidenti francez Emmanuel Macron dhe as rivalja e tij më e madhe Marine Le Pen nuk kanë arritur të marrin rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet lokale që janë zhvilluar ditën e somte në Francë.

Ajo që bie në sy është rekordi i mospjesëmarrjes, teksa plot 68% e elektoratit nuk kanë shkuar në kutitë e votimit. Partia Republikane duket se është energjizuar nga dënimi i Sarkozy që është interpretuar si sulm politik dhe ka dalë forcë e parë në pjesën më të madhe të rajoneve, duke grumbulluar 27.2% të votave në rang kombëtar. Republikanët ndiqen nga partia e Le Pen që ka marrë 19.3% (shumë më pak nga sa projektohej në sondazhe), ndërkohë që “En Marche” e Macron është renditur e pesta pas të Gjelbërve dhe socialistëve me vetëm 11.2% të mbështetjes në rang kombëtar dhe pa asnjë rajon të fituar.

Votuesit do të thirren për një raund të dytë balotazhi në 27 qershor, që sipas parashikimeve pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të ulët të elektoratit.

Ajo që bie në sy është se përgjithësisht centristët dhe të pavendosurit ndryshe nga viti 2017 nuk frymëzohen më nga Macron dhe abstenojnë, ndërkohë që votuesit e së djathtës të nxitur nga pakënaqësia e “lockdown-eve” dhe shqetësimet për problemin e emigracionit masiv janë më të motivuar për të shkuar në vendin e votimit.

Tiranapost.al