Lajme nga Bota

Zgjedhjet në Amerikë, Presidenti: Votova për një djalë me emrin Trump

Zgjedhjet në Amerikë, Presidenti: Votova për një

Presidenti amerikan Donald Trump ka votuar sot ndërsa ishte në një vizitë fushate në Florida. Pas votimit, ai iu drejtua një grupi mbështetësish duke u thënë: "Votova  për një djalë me emrin Trump”.

Ndërkohë më vonë shkroi në Twitter: “SAPO VOTOVA. Një nder i madh!”

Edhe pse data zyrtare e votimit është 3 Nëntori, ka pasur një votim rekord të hershëm në zgjedhjet amerikane me 53 milion njerëz që tashmë kanë votuar, kryesisht për shkak të frikës ndaj Covid-19.

Sondazhet tregojnë se Biden drejton garën kundër Trump në shkallë kombëtare, por diferenca është shumë e ngushtë në shtetet vendimtare të betejës që do të vendosin zgjedhjet.