Lajme nga Bota

Zgjedhjet Presidenciale, Donald Trump: Nëse humb me Joe Biden do të largohem nga SHBA

Zgjedhjet Presidenciale, Donald Trump: Nëse humb me Joe Biden do të

Donald Trump ka deklaruar se mund të largohet nga SHBA nëse humbet Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale ku përballet me kundërshatin politik Joe Biden.

Këtë deklaratë Trump e ka bërë gjatë tubimit të tij të fundit të fushatës “Make America Great Again” në Macon, Georgia.

Presidenti i tha mbështetësve të tij se Biden ishte "kandidati më i keq në historinë e zgjedhjeve presidenciale".

“A mund ta imagjinoni nëse humbas, tërë jetën time, çfarë do të bëj? Unë do të them se humba ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës? Unë nuk do të ndihem aq mirë, ndoshta do të duhet të largohem nga vendi, nuk e di," thaTrump, ndërsa shkaktoi të qeshura tek mbështetësit e tij.

Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020.

“Unë mund të mbledh më shumë para,” tha ai. “Unë mund të jem personi i cili ka grumbulluar më shumë fonde por thjesht nuk dua ta bëj.”

Sipas burimeve, Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona.

*Independent