Lajme nga Bota

Zgjerimi i zonës Shengen, Austria vendos veton për Rumaninë dhe Bullgarinë

Zgjerimi i zonës Shengen, Austria vendos veton për Rumaninë dhe

Ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, janë mbledhur në Bruksel për të vendosur nëse do të pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Shengen.

Austria ka bllokuar pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen, zona pa pasaporta që ka hequr kontrollet kufitare midis shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së.

Holanda mbështeti ofertën e Rumanisë por kundërshtoi atë të Bullgarisë.

Kroacia, megjithatë, mori mbështetje unanime dhe do t'i bashkohet Zonës Shengen që nga janari 2023.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, është shprehur më herët se Vjena e kundërshtonte hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë dhe se kërkonte më shumë kohë.