Lajme nga Bota

Video/ Zgjidhja për të reduktuar virusin sipas Angela Merkel është të takojmë më pak njerëz!

Video/ Zgjidhja për të reduktuar virusin sipas Angela Merkel

Shumë vende po paralajmërojnë se mund të ketë një mbyllje të dytë dhe Gjermania sipas ekspertëve mund të jetë mes këtyre vendeve. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka një këshillë, që është njëkohësisht edhe zgjidhja për të ndaluar përhapjen e virusit: Takoni sa më pak njerëz.

“Infeksionet e koronavirusit vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Megjithatë, ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit. Ajo që të gjithë mund dhe duhet të bëjnë tani është të zvogëloni kontaktet dhe takoni më pak njerëz”, tha Merkel në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Kjo do të thotë që të shmangni takimet e panevojshme me persona që ndodhen jashtë familjes, ose në rastet e takimit mos të keni kontakt me ta.