Lajme nga Bota

Zhurma që shkaktojnë tualetet do të konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut në Itali

Zhurma që shkaktojnë tualetet do të konsiderohet shkelje e

Gjykata e Lartë në Itali, ka shtuar një nen të ri në shkeljen e të drejtave të njeriut, për zhurmën që shkaktojnë tualetet. Pra nëse tualeti fqinjit shkakton shqetësim për fqinjin ngjitur, ligji italian do ta konsiderojë si shkelje të drejtave të njeriut. Ky nen e pati fillesën nga një çift nga Genova që ankohej për zhurmën që shkaktonte tualeti i fqinjit të tyre. Ata bënë një padi në gjykatat italiane, duke shkuar më pas në Strasburg.

Gjykata vendosi pro çiftit. Fqinji që kishte problemin me instalimet, u detyrua që t’i paguante atyre 565 dollarë për çdo vit, me një total prej 10.760 dollarësh.

Kryeministri Italian Mario Draghi është zotuar të ndryshojë sistemin e drtejtësisë- i cili nuk është efikas sipas Komisioni Evropian-, i nxitur nga dëshira për të forcuar ekonominë e vendit dhe për të zhbllokuar fondet e rimëkëmbjes së koronavirusit nga Bashkimi Evropian.

Tiranapost.al