Lajme nga Bota

Zhvlerësohet monedha turke, njerëzit dalin në protestë

Zhvlerësohet monedha turke, njerëzit dalin në protestë

Monedha turke Lira ka rënë ndjeshëm në bursë duke u këmbyer me rreth 13.54 dollarë. Paga minimale ka rënë në 230 dollarë dhe kjo krizë ekonomike ka nxitur reagim.

Qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar dhe në thirrjet e tyre kërkojnë largimin e Erdogan.

Kriza ndihet në supermarkete, në blerjen e mallrave bazë, por edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike. Apple për shembull ka pezulluar të gjitha shitjet online të iPhone saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës Lira. Edhe Samsung ka marrë vendim të ngjashëm.

Zhvlerësohet monedha turke, njerëzit dalin në protestë

Policia ngriti barriera ndaj protestuesve.

Erdogan nga ana tjetër ndoqi vizitën e tij zyrtare në Abu Dhabi.

Zhvlerësohet monedha turke, njerëzit dalin në protestë

Parashikimit e analistëve ekonomikë nuk janë optimist mbi situatën në vazhdimësi. Ata parashikojnë zhvlerësim të mëtejshëm të monedhës turke dhe si rrjedhojë revoltë më të madhe tek njerëzit.