Lajme nga Bota

Zjarr në një fabrikë në Kinë, 38 viktima

Zjarr në një fabrikë në Kinë, 38 viktima

Një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore dogji 38 njerëz. Ky është rasti i fundit në një varg aksidentesh industriale fatale që kanë ndodhur në Kinë vitet e fundit.

Policia ka arrestuar disa persona si të dyshuar në lidhje me zjarrin, të cilin zjarrfikësve iu deshën gati shtatë orë për ta shuar.

Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelja e protokolleve të saldimit elektrik.

Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.

Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang. Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare.

Dhe në qershor të këtij viti, të paktën një person humbi jetën pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shangai.