Lajme nga Bota

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Spanjë, humbin jetën 5 persona

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Spanjë, humbin

Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur pas një zjarri të mërkurën herët në mëngjes në një shtëpi të moshuarish në Mondaca, Valencia, në Spanjë.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës të së martës.

11 persona të lënduar janë dërguar në spital për shkak të asfiksisë prej tymit.

Zjarrfikësit nxorën nga vatra e zjarrit 25 persona të gjallë dhe 70 të tjerë u evakuuan nga godina.

Është ende e paqartë nëse viktimat janë të gjithë rezidentë të qendrës apo edhe staf.

Sipas shtypit lokal, hetimet paraprake tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në një njësi oksigjeni.