Lajme nga Bota

Zjarret përfshijnë Europën Perëndimore: Mijëra njerëz të evakuuar në Francë, Spanjë dhe Portugali

Zjarret përfshijnë Europën Perëndimore: Mijëra

Zjarret e mëdha kanë përfshirë Evropën Perëndimore, duke shkatërruar një pjesë të tokës dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre mes një vale të nxehti rekord që nuk tregon shenja lehtësimi.

Zjarrfikësit po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët në disa rajone të Francës, Spanjës dhe Portugalisë.

Në rajonin e Gironde në Francën jugperëndimore, më shumë se 12,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre si pasojë e flakëve që filluan të përhapeshin nga erërat e shumta.

Zjarret përfshijnë Europën Perëndimore: Mijëra

Në Spanjën fqinje, zjarrfikësit po luftonin me disa vatra zjarresh pas ditësh temperaturash jashtëzakonisht të larta që arritën deri në 45.7 gradë celsius.

Në jug të vendit, pranë Costa del Sol, më shumë se 3000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri të madh në afërsi të qytetit të Mijas.

Zjarret përfshijnë Europën Perëndimore: Mijëra

Disa nga zjarret më të rënda kanë qenë në Portugali, ku të premten piloti i një avioni zjarrfikës ajror vdiq kur avioni i tij u rrëzua gjatë një operacioni në zonën Foz Côa, pranë kufirit spanjoll.

Ky ishte fataliteti i parë nga zjarret në Portugali deri më tani këtë vit, të cilat kanë lënduar më shumë se 160 njerëz këtë javë dhe kanë detyruar qindra të evakuohen.

Ministria e shëndetësisë e Portugalisë tha se 238 njerëz kishin vdekur si pasojë e valës së të nxehtit midis 7 dhe 13 korrikut, shumica prej tyre të moshuar me sëmundje.