Lajme nga Bota

Zviceranët votojnë në referendum Pro dhurimit të organeve pas vdekjes

Zviceranët votojnë në referendum Pro dhurimit të organeve

Me miratimin e ligjit të ri, Zvicra ka zgjeruar mundësinë e dhurimit të organeve. I ashtuquajturi ‘pëlqim i supozuar’, nënkupton se mund të dhurohen organet e kujtdo që nuk ka thënë paraprakisht Jo, me shkrim. Sigurisht që në këto raste do të kërkohet aprovimi i familjarëve gjithsesi.

Ky vendim është marrë për të rritur disponueshmërinë e organeve të transplantit duke i bërë të gjithë një donator të mundshëm pas vdekjes, përveçse nëse ata kanë kundërshtuar shprehimisht.

Ndryshimi ligjor u miratua nga 60% e votuesve në referendum. Sipas ligjeve ekzistuese, transplantet janë të mundshme vetëm nëse personi ka pranuar me shkrim kur ishte gjallë.

Në fund të vitit 2021, më shumë se 1,400 pacientë ishin në pritje për transplant të organeve në Zvicër, një vend me rreth 8.6 milionë banorë.

Vitin e kaluar, 166 persona klinikisht të vdekur dhuruan organet e tyre në Zvicër dhe janë transplantuar gjithsej 484 organe.

Por 72 njerëz vdiqën në vitin 2021 ndërsa qëndronin në listën e pritjes, sipas organizatës Sëisstransplant.

“Me këtë rezultat referendum, populli tregoi se është i gatshëm për t`u dhënë një shans njerëzve që janë në listën e pritjes”, tha drejtori i Sëisstransplant, Franz Immer.

Në një përpjekje për të reduktuar diferencën e mbetur, pra atë 40% që ka votuar kudnër, qeveria dhe parlamenti donin ta ndryshonin ligjin në një model të 'miratimit të supozuar', diçka e miratuar tashmë në një numër vendesh të tjera evropiane.

Sipas këtij sistemi, njerëzit që nuk dëshirojnë të bëhen dhurues organesh pas vdekjes, duhet ta thonë në mënyrë eksplicite që më përpara.

Ata që nuk i kanë bërë të qarta dëshirat e tyre do të supozohet se janë dakord për po, për t`i dhuruar. Megjithatë, të afërmit do të jenë në gjendje të kundërshtojnë nëse mendojnë se familjari i tyre nuk do të donte t`i dhuronte.

Rregullat do të zbatohen vetëm për personat e moshës 16 vjeç e lart.

Kushtet mjekësore për dhurim mbeten të njëjta: vetëm personat që vdesin në njësinë e kujdesit intensiv spitalor mund të dhurojnë organet e tyre dhe dy mjekë duhet të konfirmojnë vdekjen.