Lajme nga Bota

Zviceranët votojnë për të ndaluar mbulimet e fytyrës në vendet publike! Komuniteti mysliman e kundërshton

Zviceranët votojnë për të ndaluar mbulimet e fytyrës

Zvicra është shteti i cili aplikon një demokraci të drejtpërdrejtë ku qytetarët votojnë direkt në referendume për çështje të rëndësishme të jetës publike. Ditën e sotme banorët e saj kanë votuar në masën 51% pro iniciativës për ndalimin e mbulimeve të fytyrës në vendet publike, çka afekton drejtpëdrejt banorët myslimanë të Zvicrës ku burka dhe mbulesat e fytyrës janë pjesë e kulturës dhe e fesë së tyre.

Miratimi i ligjit nënkupton se në rrugë, restorante dhe në dyqane nuk do të lejohet tlë mbulohet krejtësisht fytyra, teksa një gjë e tillë do të lejohet në vendet e adhurimit si dhe në raste celebratore si karnavalet.

Rezultati i votimi është kundërshtuar nga klerikët e fesë myslimane “Ky është një sulm përkundrejt komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që kërkohet të ndodhë këtu është të stigmatizohen dhe marxhinalizohen edhe më shumë shtetasit myslimanë”- ka thënë Ines Al Shiksh kryetare e “Foulards Violets” një kolektiv feminist mysliman.

Nga ana tjetër votimi u kundështua dhe nga asosacioni i hotelierëve në Zvicër që ka një bazë të madhe klientele prej vendeve arabe. “Një ndalim i Burqas dëmton reputacionin tonë si një destinacion turistik i hapur dhe tolerant”- ka thënë Nicole Brandle Schlegel, shefja e organizatës së hotelerisë në Gjenevë dhe Bernë.

Referendumi i propozuar nga partia e esktremit të djathtë në Zvicër kishte disa vite që po përgatitje, ndërkohë që kujtojmë se në vitin 2011 zviceranët votuan pro një referendumi që ndalonte ndërtimin e minareve në vend.

Tiranapost.al