Lajme nga Bota

Zvicra voton sot për lëvizjen e lirë me BE, ministri i Drejtësisë: Kjo situatë më të keqe se Brexit

Zvicra voton sot për lëvizjen e lirë me BE, ministri i

Zvicra do të votojë sot nëse do të vijojnë apo do të heqin dorë nga lëvizja e lirë me vendet e Bashkimit Evropian.

Ata që mbështesin këtë nismë thonë se kjo do të sjellë më shumë kontroll në kufijtë e vendit duke zgjedhur vetëm emigrantët më të preferuar.

Ndërkohë kundërshtarët e kësaj nisme thonë se diçka e tillë do të fusë vendin në recesion dhe do të heqë të drejtën e qindra mijëra zvicerjanëve për të jetuar e punuar në Evropë.

Ky propoyim ka ardhur nga partia e djathtë Zvicerane e Popullit dhe pason një referendum të vitit 2014 për vendosjen e kuotave të refugjatëve nga BE. Thomas Aeschi i Partisë së Popullit beson se heqja dorë nga lëvizja e lirë do të sjellë avantazhe të shumta si “aftësia për të zgjedhur emigrantët më të kualifikuar” apo “më pak spekulime me çmimet e shtëpive e të qerave”.

Ndërkaq lidhur me këtë nismë ministri i Drejtësisë ka thënë se mund të krijojë një situatë “më të keqe se Brexit”.