Lajme nga Bota

Zv.kryeministri zbulon si u rikthye sërish virusi në Zelandën e Re pas 100 ditësh

Zv.kryeministri zbulon si u rikthye sërish virusi në Zelandën e

Pas 102 ditësh pa asnjë rast me Covid, në Zelandën e Re u shënuan 4 raste të reja brenda një familjeje, ndërsa ishte mister mënyra sesi ishin infektuar.

Zëvendëskryeministri i Zelandës së Re thotë sot se shpërthimi i koronavirusit ndodhi pas një 'shkeljeje' brenda sistemit të karantinës.

Zv.kryeministri zbulon si u rikthye sërish virusi në Zelandën e

Winston Peter u tha mediave lokale se një gazetar i besueshëm i kishte dhënë atij një informacion, ndërsa në vend u shënuan 14 raste të reja të enjten.

"Nuk është zyrtare, e mësova nga diku tjetër, por mendoj se ka pasur një shkelje brenda sistemit tonë të karantinës. Mendoj, kur kjo të dalë shumë shpejt, për punë ditësh ne do të zbulojmë se ishte e vërteta. Por jo gjithmonë e zbulon nga zyrtarët”, tha ai.

Peter tha se ai dyshon që virusi kishte mbijetuar i pazbuluar brenda komunitetit për kaq kohë.

Zv.kryeministri zbulon si u rikthye sërish virusi në Zelandën e

"Nuk e di se ku mund të ketë ndodhur kjo shkelje karantine, por mendoj se hiqet ideja e një vale të re të Covid që vendi ynë nuk ka pasur më parë”, shtoi zv.kryeministri.

Një zëdhënës për zyrën e kryeministres Jacinda Ardern kundërshtoi pretendimet. Ai tha se "nuk ka lidhje mes menaxhimit të izolimit dhe rastet që janë zbuluar deri më tani".

Zv.kryeministri zbulon si u rikthye sërish virusi në Zelandën e

Autoritetet po hetonin mundësinë se virusi ishte importuar në kompaninë e mallrave frigoriferikë pasi përhapja u përhap fjala se rasti i parë ishte një punonjës në një depo që merrej me këto mallra./ Burimi Daily Mail