Lajme nga Bota

Semaforët në Zyrih do të shfaqin edhe gra, të moshuar, çifte apo gay! Jo më vetëm burra si njëherë e një kohë

Semaforët në Zyrih do të shfaqin edhe gra, të moshuar,

Në një përpjekje për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen, qyteti i Zyrihut ka vendosur të ndryshojë shenjat e tij trafikut për të përfshirë figura që përfaqësojnë gra, gra shtatzëna, çifte gay dhe të moshuar me shkopinj ecjeje. Ky vendim u mor pas miratimit të një mocioni nga Partia Socialdemokrate në parlamentin e qytetit.

Me 73 vota pro dhe 41 kundër, shumica e majtë politike e kaloi këtë propozim në këshillin e qytetit, i cili tani duhet të shqyrtojë mënyrat për të bërë shenjat rrugore më gjithëpërfshirëse, duke adresuar dominimin e deritanishëm të figurave mashkullore.

Partia Popullore Zvicerane e kritikoi këtë nismë si “të pakuptimtë”, duke argumentuar se nuk do të kontribuojë në barazinë gjinore. Edhe Partia Radikale e konsideroi të panevojshme ngarkimin e taksapaguesve me këtë ndryshim.