Lajme nga Bota

Zyrtare/ Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për t'u anëtarësuar në NATO

Zyrtare/ Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për t'u

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO. Lajmin e dha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg.

“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s”, tha Stoltenberg pas marrjes së aplikimeve nga ambasadorët finlandez dhe suedez në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta”, shtoi ai.

Stoltenberg i bëri komentet përkrah me Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Ëernhoff, ambasadorin e Suedisë në NATO.