LAJME

Asteroidi me gjatësi 1 kilometër do të kalojë pranë Tokës sot!

Asteroidi me gjatësi 1 kilometër do të kalojë pranë

Asteroidi, i njohur si 7482, do të bëjë afrimin e tij më të afërt me planetin tonë ditën e sotme. Qendra e NASA-s për studimet e objekteve pranë Tokës thotë se afërsia nga planeti ynë do të jetë më tepër se 1 milion kilometra.

Asteroidi vlerësohet të jetë 1 kilometër i gjatë dhe po lëviz me një shpejtësi prej rreth 100 mijë kilometra në orë. Shkencëtarët nuk mendojnë se do të godasë Tokën. NASA parashikon se kjo do të jetë distanca më e afërt që një Asteroid do të kalojë pranë nesh në dy shekujt e ardhshëm.

Asteroidi me gjatësi 1 kilometër do të kalojë pranë

Asteroidi 7482 (1994 PC1), i cili rrotullohet rreth diellit çdo 1.5 vjet, u zbulua për herë të parë në 1994 nga astronomi RH McNaught duke përdorur Observatorin Siding Spring në Uellsin e Ri Jugor, Australi.

Orbita e saj është shumë e njohur, sipas astronomëve, dhe varion nga 0,9 AU në 1,8 AU, ku 1 AU është distanca midis Tokës dhe Diellit.

Tiranapost.al