LAJME

COVID-19 në Shqipëri/ Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive

COVID-19 në Shqipëri/ Aktualisht janë 20 pacientë të

Fushata e vaksinimit masiv “Shqipëria Buzëqesh” së bashku me masat anti-COVID duket se kanë dhënë rezultat, teksa aktualisht vetëm 20 pacientë janë të shtruar në spitale për shkak të koronavirusit në vend, ndërkohë që në total regjistrohen më pak se 200 raste aktive.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila gjithashtu ka bërë thirrje që të ruhet vigjilenca dhe të respektohen masat në fuqi në mënyrë që të ketë dalje të plotë nga “tuneli” i pandemisë.

Statusi i ministres Manastirliu:

Punë e palodhur e stafit të #Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital.

Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me #covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.

Tiranapost.al