Plazhet italiane vendosin një kufi ditor për vizitorët këtë verë
Ndërsa temperaturat rriten dhe vera ka hyrë po afrohet me shpejtësi ajo periudhë e vitit kur turistë nga e gjithë bota zbresin në vijën bregdetare të Italisë.
Por popullariteti i madh i dy ishujve më të mëdhenj të Italisë, Sicilisë dhe Sardenjës, të njohur për plazhet e tyre të pacenuara dhe ujërat blu fluoreshente, i ka kushtuar shumë mjedisit lokal.
Ndaj këtë verë autoritetet lokale po ndërmarrin hapa shtesë për të ruajtur mjedisin duke zbatuar kufizime strikte ditore të vizitorëve në disa nga plazhet më të frekuentuara në ishujt e njohur.
“Ne nuk mund të përballojmë më mijëra banja dielli të përditshme si në të kaluarën, është e paqëndrueshme”, tha Stefano Monni, kryebashkiaku i Bauneit.
Cala dei Gabbiani dhe Cala Biriala tani kanë një kufi ditor prej 300 vizitorësh, ndërsa Cala Goloritze ka një kufi prej 250 vizitorësh në ditë dhe Cala Mariolu, më i madhi nga plazhet, ka një kufi ditor prej 700 personash.
Vizitorët në Cala Goloritze, e cila është e aksesueshme vetëm me këmbë ose me varkë, do të paguajnë edhe një tarifë hyrje prej gjashtë eurosh.
Pushuesit duhet të rezervojnë vendin e tyre në të gjitha këto plazhe përmes një aplikacioni të quajtur Cuore di Sardegna (Zemra e Sardenjës) të paktën 72 orë përpara vizitës së tyre.