Showbiz

Lajmi më i mirë në botë? Kur shoh tabelën “ULJE” tek kjo vitrinë

Lajmi më i mirë në botë? Kur shoh tabelën

Nga Iva Tiço/ “Nuk jam e pasur që të blej gjëra të lira”, thoshte dikur ime gjyshe, ndërsa unë e vogël habitesha, sepse nuk e kuptoja se si dilte ky ekuacion. Tashmë, që ende kemi në shtëpi fajancat e kuzhinës së saj dhe ndonjë bizhuteri të çmuar, e kam kuptuar: nuk ia vlen të blesh gjëra të lira, që prishen shpejt, që u ikin ngjyrat, që iu ikën e u vjen moda, kur në vend të këtyre harxhimeve të përhershme, mund të bësh blerje të rralla e të çmuara. Nga ato që jo thjesht i ke një vlerë në shtëpinë tënde, por mund t’ua trashëgojmë edhe të tjerëve.

[caption id="attachment_274245" align="aligncenter" width="596"] TWIST WHITE, -40% ulje (në set për 4 persona)[/caption]

M’u kujtua këshilla e gjyshes, kur dy vite të shkuara, gjatë dhjetorit, i bëra vetes dhuratë për festat e fundivitit një set të jashtëzakonshëm servisi tavoline tek “Villeroy and Boch”, pikërisht ato thikat, pirunët e lugët, të vendosura bukur në një kuti-valixhe, që tashmë e hap me qejf sa herë shtroj darka e dreka speciale. Dhe që atëherë mundohem të mos humbas asnjë ofertë të tillë: ia vlen që porcelanet, kristalet, vazot dhe gjithë aksesorët e ëndërruar t’i blesh pikërisht atëherë kur shfaqet ajo fjala magjike “ulje”.

[caption id="attachment_274264" align="aligncenter" width="750"] Maxima, -20% ulje ( për copë) - Copy[/caption]

Këtë muaj fjala magjike, sapo është shfaqur në vitrinat e "Villeroy and Boch". Dhe ulje nga ato prej vërteti madje, ku mund të blesh një set pjatash edhe me 40 përqind ulje, apo të marrësh gotat e preferuara edhe me 50 përqind. Servise si imi? Më shumë sesa një model, me ulje nga më të ndryshmet, sipas modelit të preferuar. Dhe me një lajm tjetër të mirë: për çdo set të plotë që blini, ka një mbulesë tryeze Sander1- Ice Flower dhe Sander2- Bloom dhuratë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ulja që ka nisur sot, do të zgjasë plot një javë. Pra, mund ta nisim vjeshtën duke u përkëdhelur dhe duke i bërë dhurata vetes. Nga ato dhuratat që zgjasin përgjithmonë dhe u trashëgohen edhe të tjerëve.

[caption id="attachment_274235" align="aligncenter" width="1843"] OSCAR, set lugësh me 68 copë -40% ulje (për 12 persona)[/caption]

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al