Showbiz

Laura Efrikian: 'Unë dhe Gianni Morandi humbëm një vajzë dhe ishte ai që ma dha lajmin'

Laura Efrikian: 'Unë dhe Gianni Morandi humbëm një

Ish-gruaja e Gianni Morandi-t, Laura Efrikian ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës kur humbi vajzën e saj.

[caption id="" align="aligncenter" width="526"] Laura Efrikian[/caption]

“Vajza jonë lindi 8 muajshe dhe jetoi vetëm 9 orë, unë as nuk e pashë. As Gianni nuk e pa. Në fund fare ai ma dha lajmin, më tha që nuk ia doli”, tha Laura e ftuar në “Vieni da me”.

“Kur je shtatzënë, nuk e imagjinon më të keqen, sidomos kur je në të 20-at e tua. Je laurae sigurt që gjithçka do shkojë mirë. Pastaj ndodh të përballesh me një dramë. Mbaj mend pak gjëra. Sallën e lindjes, pastaj me kthyen në dhomë, lulet që më sollën dhe që pas ca orësh i hoqën infermieret. Gianni u tregua shumë i zoti. Gjeti fjalët e duhura për të ma dhënë lajmin. Ishim dy të rinj që e përballëm me një tragjedi", shtoi ajo.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.