Aktualitet

Learning English: Holanda kryeson listën në Europë, shihni ku renditemi ne shqiptarët

Learning English: Holanda kryeson listën në Europë, shihni ku

Raporti më i ri i mësimit të gjuhës angleze, kryer nga “EF Education First”, ka listuar popullsitë e shteteve që e kanë mësuar anglishten si gjuhë e dytë, më mirë se të tjerët dhe për të tretin vit radhazi, Holanda kryeson listën.

Sipas raportit, Shqipëria renditet në vendin e 50-të, ndër vendet që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë.

Sa i përket pjesës tjetër të rajonit, Serbia renditet në pozita më të mira, duke u grupuar në grupin e shteteve që e dinë mirë, Maqedonia e Veriut në grupin e Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk figuron në listë.

Vendet nordike përsëri dominuan në renditjen e gjuhës angleze: Holanda u rendit e para, pasuar nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Zvicra mbetet në grupin e vendeve me aftësi “të larta” në gjuhën angleze, por EF vërejti një rënie të vogël në të gjitha rajonet e gjuhës gjermane.

Ndërkohë, vendet e mëdha, si Spanja dhe Italia, janë renditur edhe më poshtë, 35, përkatësisht 36. Arabia Saudite, Kirgistani dhe Libia zunë pjesën e poshtme të renditjes.

Stimujt për të mësuar anglisht nuk kanë qenë kurrë më të mëdha se sa në ditët tona globale, thekson raporti. Shpesh e shohim aftësinë angleze të paraqitur si një avantazh konkurrues, por një raport i fundit sugjeron që është po aq e rëndësishme për lidhjet që mundëson. Këto lidhje mund të ndihmojnë individët të gjejnë punë më të mira ose të fillojnë bizneset e tyre./ Linku origjinal këtu./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/harrojeni-anglishten-dhe-frengjishten-ne-tirane-po-lulezon-gjermanishtja/

http://www.tiranapost.al/shifrat-sa-shqiptare-flasin-anglisht-rrjedhshem-njihuni-me-harten-globale/