Aktualitet

Lejuan Dritan Dajtin të shkonte tek okulisti në Bllok, furtunë shkarkimesh në Burgun e Peqinit

Lejuan Dritan Dajtin të shkonte tek okulisti në Bllok, furtunë

Katër drejtues dhe punonjës në Burgun e Peqinit janë liruar nga detyra pasi vendosën apo lejuan shoqërimin e të dënuari Dritan Dajti më 10 janar tek një nga klinikat okulistike në zonën e ish-Bllokut.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një njoftimi për shtyp denoncon shkeljet që sipas saj janë flagrant dhe “është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit”.

Ministrja Etilda Gjonaj ka vendosur shkarkimin e drejtuesve të burgut të Peqinit:

1.Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.

2.Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

3.Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

4.Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.

5.Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

6.Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009 në Durrës, ishte dënuar me burg përjetë, por gjykata e Apelit e prishi këtë vendim dhe pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vjet burg.

/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-ish-blloku-blindohet-nga-policia-dritan-dajti-shoqerohet-tek-dentisti/