Kosova

Lëkundje nga tërmeti në Kosovë, sa ishte magnituda

Lëkundje nga tërmeti në Kosovë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter goditi para pak minutash në Kosovë, raportuar fillimisht me 4.3 ballë. Mediat e Kosovës bëjnë me dije, që epiqendra ishte në Leposaviq. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në komunat përreth.

Nuk flitet për të lënduar apo dëme materiale nga shkalla e ulët e goditjes, ndonëse mund të ketë krijuar frikë dhe panik tek banorët. Kujtojmë se Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballë të shkallës Rihter, me 26 nëntor 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 njerëz. / Tiranapost.al.