Aktualitet

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 në Gjirin e Lalzit gjatë natës

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 në Gjirin e Lalzit

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter janë ndjerë gjatë natës në vendin tonë, më shumë në Durrës dhe Tiranë. Epiqendra e tërmetit që ra në orën 02:18, u regjistrua në Gjirin e Lalzit, 6 kilometër në veri- perëndim të Shijakut, dhe 22 kilometër nga Tirana, me thellësi 10 kilometër.

Pas tërmetit me 6.4 Rihter të 26 Nëntorit, lëkundjet kanë qenë të vazhdueshme. Sizmiologët theksojnë se këto janë post-lëkundje të tërmetit të parë, që nuk paraqesin rrezik.

Lëkundjet mund të vijojnë me javë, edhe me muaj për shkak të çlirimit të energjisë nga pllakat tektonike deri në stabilizimin e tyre./ Tiranapost.al.