Aktualitet

Lirohet 25-vjeçarja që përhapi panik me statuse, flet avokati: I shkroi në kushtet të rënda psikologjike

Lirohet 25-vjeçarja që përhapi panik me statuse, flet avokati:

Lirohet nga qelia 25-vjeçare Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua të premten pasi përhapi informacione të rreme në profilin e saj në Facebook. Për të trupi gjykues caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj.

Avokati i saj mbrojtës tha se Xhuliana nuk ka pasur qëllim që të përhapë panik, por në kushtet psikologjike të tërmetit ka bërë një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.

"Edhe efekti që ka pasur statusi i saj ka qenë fare i pallogaritshëm sepse ka marrë 25 like dhe 8 apo 9 komente", tha avokati i saj gjatë seancës gjyqësore.

Në një nga statuset e saj, Xhuljana shkruante: “Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja! Është kris hidrovori dhe mund të shpërthejnë depozitat e gazit nqs bie prapë tërmet. Ikni!”.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish sot mediat që të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë, si dhe të menaxhojnë debatet në mënyrë që të ndikojnë për të qetësuar të prekurit nga tërmeti./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/arrestohet-25-vjecarja-perhapi-panik-me-statuse-ne-facebook/

http://www.tiranapost.al/rama-apel-mediave-mos-na-detyroni-te-bejme-ate-qe-sua-rrok-imagjinata/