Lajme nga Bota

Lindjet në Kinë bien në nivelin më të ulët në 70 vjet. Politika 'One Child' ka shkaktuar edhe çekuilibër gjinor

Lindjet në Kinë bien në nivelin më të ulët në

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që kur u formua Republika Popullore Kineze, 70 vite më parë dhe kjo ndodhi siç tregojnë ekspertët, për shkak të politikës; One Child ( Një fëmijë).  Shkalla e lindjes regjistron me 10.48 për një mijë në vitin 2019, më e ulëta që nga viti 1949.

Kjo do të thotë se numri i foshnjave të lindura në vitin 2019 ra me 580,000 në 14.65 milion. Shkalla e lindjeve në atë vend ka pësuar rënie përgjatë viteve, dhe kjo për Kinën është një sfidë, duke qenë se është vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Ekspertët thonë se rasti i Kinës po na tregon për një ‘ bombë demografike’, pasi do prekë sektorët ekonomikë me më shumë të moshuar sesa të rinj në punë.

Por çfarë është politika One Child?

Në vitin 1979, qeveria kineze prezantoi politikën e re në mbarë vendin për të ngadalësuar rritjen e popullsisë. Familjet që shkelën rregullat dhe bënë më shumë fëmijë u përballën me gjobë, humbje të vendit të punës dhe në disa raste aborte të detyruara. Në zonat rurale, familjet u lejuan të kishin dy fëmijë nëse e para ishte vajzë. Ekspertët thonë se politika çoi në aborte të detyruara dhe probleme fertiliteti tek gratë.

Kjo lloj politike u kritikua pasi sipas ekspertëve nuk rregulloi çekuilibrin e madh gjinor. Meshkujt janë në numër shumë më të madh sesa femrat, me më shumë se 30 milionë, siç tregojnë statistikat e vitit 2019. Në vitin 2015, qeveria i dha fund kësaj politike, duke lejuar lindjen e dy fëmijëve.

Por edhe kjo lloj ‘reforme’ nuk ka arritur të ndryshojë gjë. Vetë familjet thonë se nuk mund të përballojnë më shumë se një fëmijë për shkak të shpenzimeve. / Tiranapost.al.