Aktualitet

Liqeni i Farkës kthehet në hapësirë tërheqëse për qytetarët

Liqeni i Farkës kthehet në hapësirë tërheqëse

Parku i Liqenit të Farkës po kthehet në hapësirën e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka nisur investimet në këtë zonë, me synim që ta kthejë këtë liqen në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit.

Përveç pedonales e cila do të rrethojë parkun, ka nisur edhe aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave përreth liqenit të Farkës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, tha se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë cilësinë e ajrit por edhe do t'i japë liqenit një dimension të ri.

veliaj