Kosova

A do lirohet apo ekstradohet Ramush Haradinaj

A do lirohet apo ekstradohet Ramush Haradinaj

Gjykata franceze në Colmar ka filluar shqyrtimin e kërkesës nga autoritetet serbe që kanë kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinaj, kryetarit të Aleancës për të ardhmen e Kosovës.

Avokati i Haradinaj e ka quajtur kërkesën serbe të pabazuar dhe se si e tillë do refuzohet, duke shtuar se i gjithë ky proces ndaj Haradinaj do  përfundojë para datës 14 të këtij muaji.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në vitin 2012 për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.

Katër vjet më pas u bë rigjykimi pas një vendimi nga e njëta Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Ai u dorëzua vetë në Gjykatën e Hagës sepse Prokuroria e akuzoi atë Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, për krime lufte.

Image result for Ramush haradinaj