Aktualitet

Liverpool dëshiron "trurin" zikaltër që vlen 60 mln euro

Liverpool dëshiron "trurin" zikaltër që vlen 60 mln

Interi mundi Milanin në "Derbin e Madonninës" me përmbysje me shifrat 4-2.

Një rol protagonist tek ziklatrit luajti edhe kapiteni i skuadrës në këtë supersfidë Marcelo Brozovic. Kroati shënoi gol dhe ishte një garanci në repartin e mesfushës. Sipas mediave italiane drejtues të Liverpoolit e kanë ndjekur nën kampionin e botës në derbi dhe janë gati për të prezantuar një ofertë kryesuesve të Serie A.

Ndërkohë, drejtuesit e Interit për ta lënë të lirë Brozovicin kërkojnë 60 milionë euro aq sa është edhe klauzola e futbollistit. Brozovic ka kontratë me zikaltrit deri në qershor të vitit 2022, dhe këtë sezon ka luajtur gjithsej 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke kontribuar me tri gola dhe pesë asiste.

Ballkanasi është një pikë fikse në taktikat e Antonio Contes dhe lajmi për një interesim të Liverpoolit ka alarmuar "kampin zikaltër". /XH.K