Aktualitet

Lleshaj pret në zyrë ambasadorin e BE-së, të SHBA-ve dhe të Britanisë

Lleshaj pret në zyrë ambasadorin e BE-së, të SHBA-ve dhe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, të ngarkuarën me punë të Ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses- Ones dhe ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman.

Takimi po zhvillohet në zyrën e tij në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Ende nuk dihen detaje për arsyen e takimit, ndërsa mendohet se lidhet me situatën post-tërmetit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Soreca, Leyla dhe ambasadori gjerman takuan kryeprokurorin e ri Olsian Çelën, lidhur me hetimet e përgjegjësve të tërmetit dhe zhvillimet për krijimin e SPAK./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/soreca-takim-me-kryeprokurorin-cela-mbeshtetje-aksionit-per-ndjekjet-penale-per-post-termetin/